Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbrahet Forumi i parë biznesor i boronicës në Prishtinë

Maj 17, 2023

Shoqata ‘Mjedra e Kosovës’ ka organizuar Forumin Biznesor të Boronicës që u mbajt sot në Prishtinë.

Në këtë forum të parë të këtij lloji për sektorin e boronicës në Kosovë të organizuar nga shoqata “Mjedra e Kosovës” morën pjesë rreth 250 pjesëmarrës ku u theksuan sukseset dhe potenciali madh i boronicës për punësim dhe rritje të të ardhurave.

Në këtë formum u shpalos potenciali i këtij sektori bujqësor për zhvillimin ekonomik dhe punësim dhe trendet më të reja të kwsaj industrie.  Pjesëmarrës ishin edhe Ministri i Bujqësisë së Kosovës, z. Faton Peci, donatorë, ekspertë të njohur vendorë e ndërkombëtarë, agrobiznese dhe fermerë. 

Në një fjalë rasti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u shpreh se MBPZHR ka rritur mbështetjen e sektorit të pemëve të imëta.

“Në vitin 2022 subvencionet për sektor janë rritur me 26% krahasur me vitin 2021”, tha Peci.

Ministri po ashtu nënvizoi faktin se agrobizneset kosovare po shtojnë kapacitetet përpunuese dhe tashmë eksportojnë edhe produkte finale. Në përfundim, ai ka dyert e ministrisë që drejton janë të hapura për mbështetje dhe avancim të politikave të këtij sektori.

Drejtori Ekzekutiv i shoqatës nacionale “Mjedra e Kosovës”, Kujtim Lepaja theksoi se ky kontribuon shumë në rritjen e të hyrave dhe punësim në Kosovë.

“Sektori i boronicës angazhon rreth 1,000 persona vetëm në fazën e vjeljes. Ndërkohë, cilësia e produktit është shumë e lartë duke përdorur edhe teknkologjitë më të reja. Shitjet më të mëdha shkojnë në vendet e BE-së.”

Agrobiznese të ndryshme ekspozuan gjithashtu produktet e tyre ndërkohë që u realizuan edhe diskutime në panel me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.

Ditën e dytë  më 18 maj, punimet e forumit do të vazhdojnë me vizitë në plantacionin e boronicave BerryKode në Maxhunaj të Vushtrrisë bashkë me ekspertë ndërkombëtarë dhe fermerë e agrobiznese Kosovare, thuhet në komunikatën për media e Shoqatës ‘Mjedra e Kosovës’.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM