Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti merr pjesë në diskutimin për Fondin Sovran me përfaqësues të bizneseve

Maj 18, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përkrah Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila, drejtuesit të grupit punues të Koncept-dokumentit për Fondin Sovran, profesor Besnik Pula dhe Koodinatores së Grupit Punues jurdik të Fondit Sovran, Rrezarta Pllana, mori pjesë në prezantimin e Fondit Sovran para përfaqësuesve të organizatave dhe bizneseve.

Objektivat, organizimi dhe ndërlidhja e bizneseve private me Fondin Sovran, ishin çështje kryesore që u trajtuan në këtë tryezë.

Ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre.

170 shtete të botës, nga rreth 200 sa janë gjithsej, tashmë kanë fonde sovrane. Trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000. Dy dekada pas, Kosova do të jetë pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global.

Me 7 maj, u mbajt konferenca për themelimin e Fondit Sovran. Konsultimet publike për Projektligjin për Fondin Sovran tashmë kanë përfunduar dhe shpejt do të miratohet në Qeveri. Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik ndonjëherë në vend, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM