Build Skills with our trainings

Sign up now!

BE fillon programin për çështjet e brendshme të Kosovës për forcimin e bashkëpunimit dhe sundimin e ligjit

Maj 25, 2023

Bashkimi Evropian njofton fillimin e “Programit të BE-së për Çështjet e Brendshme të Kosovës”, një iniciativë e rëndësishme që synon forcimin e përafrimit të sektorëve të punëve të brendshme të Kosovës me standardet dhe praktikat më të mira evropiane. Programi, i financuar nga BE-ja, do të zbatohet nga Ministria e Punëve të Brendshme Italiane, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme Franceze dhe Policinë Federale të Belgjikës.

Duke filluar nga 1 marsi 2023, Programi i BE-së për Punë të Brendshme në Kosovë do të zbatohet me një buxhet prej 6,5 milionë euro dhe kohëzgjatje prej 40 muajsh. Objektivi kryesor i programit është të promovoj sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore në Kosovë duke lehtësuar ekipet e përbashkëta hetimore dhe duke rritur bashkëpunimin ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit. Projekti gjithashtu do të ofroj mbështetje operacionale, transferimin e aftësive dhe kompetencave për të përmirësuar efektivitetin e hetimeve në Kosovë.

“Ne jemi të kënaqur të lançojmë Programin e BE-së për Çështjet e Brendshme të Kosovës, i cili përfaqëson një moment historik të rëndësishëm në mbështetjen tonë të vazhdueshme për Kosovën. Ky program do të luaj një rol jetik në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit dhe promovimin e sundimit të ligjit”, tha Johannes Madsen, Shefi i Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia në Kosovë do të jenë përfituesit kryesorë të këtij programi, i cili do të ndjekë procesin e reformave madhore të Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke i përafruar ato me standardet e BE-së. Në bashkëpunim të ngushtë me Eurojust-in, Europolin dhe agjencitë e tjera përkatëse të zbatimit të ligjit të BE-së, projekti do të nxisë krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, duke përmirësuar kapacitetin për hetime ndërkombëtare dhe ndërkufitare.

Për më tepër, Programi i BE-së për Çështjet e Brendshme në Kosovë do të trajtoj fushat kritike të reformës në Kosovë, duke përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe sigurinë kibernetike. Projekti do të ofrojë asistencë për Ministrinë e Punëve të Brendshme në identifikimin dhe përcaktimin e infrastrukturës kritike kombëtare dhe evropiane, si dhe mbështetje në zhvillimin e planeve të sigurisë së operatorëve. Gjithashtu, do të bëhen përpjekje për të themeluar një Agjenci të Sigurisë Kibernetike dhe përafrimin e kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës me standardet e BE-së.

“Lancimi i Programit të BE-së për Çështjet e Brendshme të Kosovës shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sektorit të punëve të brendshme në Kosovë. Përmes këtij programi, ne synojmë të përforcojmë kapacitetet e inteligjencës dhe analizës së policisë, të zbatojmë policimin në komunitet në të gjitha nivelet dhe të përmirësojmë funksionimin kapacitet për hetime ndërkombëtare dhe ndërkufitare”, theksoi Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.

Programi i BE-së për Çështjet e Brendshme në Kosovë nënvizon përkushtimin e BE-së dhe shteteve të saj anëtare për të bashkëpunuar me Kosovën në arritjen e rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe avancimin e sundimit të ligjit. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga BE-ja, shtetet anëtare dhe institucionet përfituese pasqyrojnë vendosmërinë e përbashkët për të siguruar zbatimin e suksesshëm të programit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së BE në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM