Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takon presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Paglia, bisedojnë për rëndësinë e lirive fetare

Maj 25, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Vincenzo Paglia.

Në një takim miqësor, të shoqëruar edhe nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, u bisedua për rëndësinë e lirive fetare.

Kryeministri theksoi se Republika e Kosovës është shtet laik dhe se Kushtetuta e Kosovës e kuadri ligjor ofrojnë liri dhe garanci të zgjeruara për ushtrimin e fesë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kryeministri po ashtu e njoftoi për progresin e Kosovës në këto më shumë se dy vite të qeverisjes në avancimin e demokracisë dhe rritjes së mundësive ekonomike që i kontribuojnë mirëqenies së qytetarëve të të gjitha komuniteteve.

Imzot Paglia u shpreh se është i mbushur plot shpresë kur sheh avancimin e Kosovës në këto vite dhe progresin e arritur duke theksuar mbrojtjen e lirive dhe harmonisë fetare, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM