Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës përveç detyrave të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23” që janë duke realizuar me partnerët në Republikën e Kroacisë, ka realizuar një trajnim në edukimin ndaj mjeteve të pashpërthyera për ushtarakët dhe partnerët e atashuar në brigadën e mekanizuar kroate.
Ushtarakët e FSK-së ndanë përvojat e tyre në edukim ndaj mjeteve të pashpërthyera duke treguar kështu kapacitetet që ka Kosova në fushën e Deminimit dhe Edukimit për mjetet e rrezikshme, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.