Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, shoferi i veturës Audi ka tejkaluar patrullën e trafikut, duke arritë shpejtësinë e veturës në 215 km/h, në zonën e kufizimit 80.
Në bashkëpunim me patrullën e rajonit të Mitrovicës është ndaluar ngasësi i automjetit në fsharin Gracë. Ndaj shoferit janë ndërmarrë masat ligjore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.