Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës, pjesë e veprimeve me EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX, në luftim kundër trafikimit me njerëz

Maj 25, 2023

Policia e Kosovës, pjesë e veprimeve të përbashkëta me EUROPOL-in, INTERPOL-in dhe FRONTEX-in, në parandalim dhe luftim të trafikimit me njerëz.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz e PK-së, ka qenë pjesë e zbatimit të operacionit ‘Operation Chain’, të zhvilluar njëkohësisht në 47 shtete të botës.

Policia e Kosovës nga data 8 maj deri më 14 maj 2023, ka zbatuar Planin Operativ ‘Stuhia 2023’, me shtrirje në të gjithë vendin, në bashkëpunim me inspektoret e tregut nga MINT, Administratën Tatimore dhe inspektoret e punës. Në operacion janë përfshirë 262 zyrtarë nga PK-ja dhe institucionet e lart-cekura, ku në teren janë ndërmarrë këto veprime:

– Operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge;

– Inspektimin/kontrollimin e lokaleve ‘Muzikë Live’

– Inspektimin/kontrollimin e ‘Qendrave të Masazhit’

– Kontroll të shtuara në të gjitha pikë-kalimet kufitare

Nga veprimet e ndërmarra janë arrite këto rezultate:

– Identifikimi i 3 viktimave të trafikimit dhe i 11 viktimave të supozuara të trafikimit, te cilat janë referuar për shërbime dhe trajtim sipas procedurave,

– Arrestimi i 14 personave të dyshuar për veprën e trafikimit dhe veprave të tjera që ndërlidhen me trafikimin me njerëz,

– Referimi i 6 rasteve në stacione policore për armë-mbajtje pa leje, dëmtim të vulave zyrtare dhe hapje ilegale të lokaleve të mbyllura,

– Inspektimi/kontrollimi i 55 lokaleve ‘Muzike Live’, në të cilat janë legjitimuar 377 punëtore, nga te cilët 275 të gjinisë femërore, 188 shtetas të huaj. Nga lokalet e kontrolluara, 15 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative,

– Inspektim i 51 ‘Qendrave të Masazhit’, në të cilat janë legjitimuar gjithsej 153 punëtore, nga të cilët 129 të gjinisë femërore dhe 33 shtetas të huaj. Prej këtyre ‘Qendrave Masazhi’, 17 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative.

Policia do të vazhdojë edhe në të ardhmen të jetë pjesë e bashkëpunimit dhe iniciativave/operacioneve ndërkombëtare si dhe operacioneve të organizuara në nivel vendi, pasi lufta kundër trafikimit me njerëz është sfidë ndërkombëtare e vendore e cila duhet të luftohet në bashkëpunim e koordinim ndërkombëtar e me institucione vendore e qytetarë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM