Build Skills with our trainings

Sign up now!

UNMIK: Më 30 maj në Prishtinë, mbahet Dita e hapur globale e Kosovës për gratë, paqen dhe sigurinë 2023

Maj 25, 2023

Gratë e Kosovës shtyjnë kufijtë: Dita e Hapur globale e OKB-së në Kosovë për gratë, paqen dhe sigurinë për vitin 2023 do të fokusohet në rolin e fuqizimit ekonomik.

Fuqizimi ekonomik i grave të të gjitha komuniteteve të Kosovës do të jetë në fokus gjatë Ditës së hapur globale të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS) për vitin 2023, e cila do të mbahet më 30 maj në Prishtinë.

Ngjarja e këtij viti do të ketë një diskutim në panel për fuqizimin ekonomik, dy prezantime të formës TedX të grave ndërmarrëse dhe, për herë të parë në këtë format, do të organizohet edhe një panair, ku do të marrin pjesë 15 biznese të udhëhequra nga gratë që do të shesin  produktet e tyre vendore, duke filluar prej stolive e deri te reçelet e ndryshme.

OKB-ja në mbarë botën organizon Ditët e hapura globale, të cilat shërbejnë si forum për këmbimin e pikëpamjeve të grave rreth paqes përfshirëse dhe të qëndrueshme, për shqyrtimin e zbatimit të objektivave të përcaktuara në Rezolutën e OKB-së për gruan, paqen dhe sigurinë (UNSCR 1325), dhe për hartimin e raportit vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për GPS.

Në kuadër të organizimit të këtij viti në Kosovë do të diskutohet roli i fuqizimit ekonomik në aftësinë e gruas për të dhënë  kontribut në vendimmarrje lidhur me paqen dhe sigurinë, do të shqyrtohen pengesat në këtë drejtim, si dhe do të vlerësohen të arriturat e grave afariste të Kosovës, të cilat përmes suksesit ekonomik rrisin pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Caroline Ziadeh dhe Koordinatorja për zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence, thuhet në komunikatën për media e UNMIK-ut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM