Build Skills with our trainings

Sign up now!

Takim mes përfaqësuesve të MPB-së dhe MB të Francës, diskutojnë për fushën e sigurisë dhe migrimit

Maj 25, 2023

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është pritur një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme e Francës, të shoqëruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ky takim është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që kanë dy Ministritë e Punëve të Brendshme, me qëllim të thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha specifike të interesit të përbashkët.

Theks i veçantë i është kushtuar nevojës për një dialog ndërinstitucional për zgjerimin e bashkëpunimit, përfshirë këtu fushën e sigurisë dhe të migrimit, si dhe bashkëpunimin policor.

Gjithashtu, u theksua se bashkëpunimi bilateral mes dy ministrive ka kontribuar në qëndrimin pozitiv të Francës për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, me ç’rast përfaqësuesit e MPB-së së Republikës së Kosovës i falënderuan delegacionin francez për mbështetjen e dhënë në këtë proces. 

Ministria e Punëve të Brendshme shprehu gatishmërinë që në bashkëpunim me autoritetet franceze të shtohen veprimet e përbashkëta, shkëmbimet dhe bashkëpunimet në fushën e migrimit, sigurisë, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimeve tjera, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM