Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gërvalla pret ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Osmani

Maj 26, 2023

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz priti në takim kryesuesin e OSBE-së dhe njëherit Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut , Bujar Osmani.

Ajo fillimisht falënderoi kryesuesin dhe delegacionin e OSBE-së për kontributin objektiv të kësaj organizate të sigurisë dhe bashkëpunimit evropian, për Kosovën si në të kaluarën ashtu edhe në ditët e sotme duke vënë në pah edhe rolin që OSBE-ja ka luajtur edhe në ndërtimin e institucioneve të sigurisë dhe demokratizimin e vendit.

Republika e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me OSBE-në për sfidat e ardhshme të përbashkëta për forcimin e stabilitetit rajonal dhe prioritetet e kësaj organizate në të mirë të Kosovës dhe Rajonit.

Republika e Kosovës është realitet dhe sa më parë që njihet ky realitet nga të gjitha vendet anëtare të OSBE-së, aq më shumë do të forcohet paqja dhe siguria në rajon e Evropë.

Gjatë takimit u diskutuan edhe tema tjera me rëndësi për Republikën e Kosovën, proceset aktuale të reformave që po kalon vendi ynë, sfidat e ardhshme që na presin në rrugën e integrimit euro-atlantik, si dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Maqedoninë e Veriut.

Në takim u theksua se Republika e Kosovës si faktor paqeje e stabiliteti në rajon ka marrëdhënie shumë të mira me fqinjët dhe është e përkushtuar të normalizojë marrëdhëniet edhe me Serbinë.

Të dy ministrat pas takimit bilateral, mbajtën një konferencë të përbashkët për media, thuhet në postimin në Facebook të MPJD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM