Kryetarët e komunave në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan sot kanë tentuar të hynin në objektet komunale, por janë përballur me qytetarë serbë ku kanë bllokuar hyrjet e objekteve komunale.
Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Hovenier në postimin e tij në Twitter ka thënë se Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.
Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë.