Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe Shoqata e Verërave të Kosovës “Enologjia” bashkë-organizuan aktivitetin e degustimit të verërave të prodhuara në Kosovë në premisat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.
Kjo ngjarje mblodhi së bashku gastronomët e diasporës sonë në Berlin si dhe prodhimtarët e verërave nga Kosova: Bodrumi i Vjetër, Muja-Rahovec, Suhareka, Labi Wine, Kosova Wine dhe Risons.
Qëllimi kryesor i kësaj ngjarje ishte mundësimi i lidhjes dhe njohjes në mes sektorit të prodhimit të verërave të Kosovës me gastronomët e diasporës sonë me synim të promovimit të mëtutjeshëm të llojllojshmërisë së verërave të Kosovës.
Falënderojmë Shoqatën e Verërave të Kosovës “Enologjia”, Ambasadën tonë në Berlin si dhe gjithë të pranishmit që e mundësuan organizmin e kësaj ngjarje, thuhet në postimin në Facebook të MPJD-së.