Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për të ecur në hap me shoqëritë më të përparuara

Maj 26, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci po qëndron për vizitë zyrtare në Selanik të Greqisë, ku është ftuar si folëse kryesore në Dialogun e Lidershipit të Evropës Juglindore, i cili zhvillohet në kuadër të Ekspozitës Ndërkombëtare BEYOND 2023.

Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, në këtë Dialog me pjesëmarrës të nivelit të lartë nga politikëbërës dhe sipërmarrës nga rajoni po diskutohet rreth çështjeve akute që na shqetësojnë dhe na bashkojnë, si teknologjia, inovacioni, siguria në internet, e në veçanti rëndësia e edukimit të duhur të rinisë për shfrytëzimin efikas dhe edukativ të burimeve dixhitale në dispozicion.

Ministrja Nagavci në fjalën e saj në panelin me temë “Si të Shtrojmë Rrugën drejt Kompaktësisë Dixhitale në Rajonin e Ballkanit Perëndimor” ka folur për punën e madhe që po bënë Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës drejt avancimit të jetës së qytetarëve në epokën dixhitale.

Nagavci ka theksuar se, Kosova si shteti me popullsinë më të re në Evropë dhe me 100 % të territorit të mbuluar me internet ka potencial të jashtëzakonshëm për të ecur në hap me shoqëritë më të përparuara.

Ndër të tjera, Nagavci ka vënë theksin edhe te rëndësia e bashkëpunimit rajonal në fushën e edukimit, teknologjisë informative, dixhitalizimit të shërbimeve, sigurisë kibernetike etj.

Ministrja Nagavci gjithashtu ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Greqisë është i mirëseardhur, meqenëse përvojat e ndara dhe praktikat e mira janë më efektive dhe të dobishme kur realizohen bashkërisht, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM