Build Skills with our trainings

Sign up now!

MM: Syla viziton kampin Devë për mbarëvajtjen e ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ‘23”

Maj 26, 2023

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga drejtori i televizionit të RTK-së, Rilind Gërvalla, ka realizuar një vizitë në Aeroportin e Gjakovës dhe në kampin Devë, me qëllim të njoftimit nga afër me rrjedhën e ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ‘23” si dhe për ta parë punën e institucionit publik, Radio Televizionit të Kosovës (RTK), i cili është duke e mbuluar direkt nga terreni këtë aktivitet ushtarak.

Me këtë rast, zëvendësministri Syla dhe drejtori Gërvalla janë pritur nga zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe Komandanti i Regjimentit të parë të këmbësorisë, nënkolonel Albert Kuqi, të cilat njoftuan për mbarëvajtjen e këtij ushtrimi ndërkombëtar, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM