Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajčák bashkë me të dërguarin e ShBA-ve, Gabriel Escobar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim.
Lajčák në postimin e tij në Twitter ka thënë se jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për shtensionim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim.






