Build Skills with our trainings

Sign up now!

Patrulla policore e kufirit arreston një të dyshuar për tregti ilegale me mallra nga Serbia

Qer 6, 2023

Policia kufitare vazhdon aktivitetet e tyre në luftimin e kriminalitetit nder-kufitar. Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu, gjatë realizimit të detyrave e aktiviteteve të tyre në parandalim të veprimtarisë penale, në fshatin Dobravë të Leposaviçit, pasi kanë identifikuar një veturë të dyshimtë, të njëjtën kanë arritur ta ndalin për kontroll.

Patrulla policore e kufirit, gjatë kontrollit të veturës të cilën e drejtonte një shtetas i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb, kanë hasur një sasi të mallrave të cilat dyshohet se nuk kanë kaluar nëpër procedura doganore.

Në automjet kishte kryesisht mallra ushqimore (produkte me origjinë shtazore), të cilat dyshohet se drejtuesi i veturës, i kishte futur në vendin tonë nga territori i Serbisë përmes rrugëve ilegale.

Policia në koordinim me prokurorin kanë iniciuar rastin ‘tregti e ndaluar’. Personi dhe vetura është dërguar në Terminal Doganor për procedura tjera, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM