Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Binjakëzohet Prishtina me Staten Island, Nju Jork

Qer 6, 2023

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë një eventi në ShBA ka njoftuar se Prishtina dhe Staten Island në Nju Jork, tanimë janë qytete motra, ku së bashku do të nxisin bashkëpunimin, do t’i afrojnë qytetarët, do të krijohen shkëmbime kulturore, duke ecur drejt një të ardhmeje që nderon vlerat tona të përbashkëta.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se gjatë eventit të binjakëzimit, Staten Island, Borough President Vito J. Fosella, kryetar i Staten Island, e nderoi popullin shqiptar duke emërtuar një ndër rrugët e komunës së tij me emrin e kolosit tonë kombëtar, Ismail Qemalit, politikanit dhe aktivistit që luajti rol vendimtar në luftën për pavarësi dhe themelimin e shtetit shqiptar. Emërtimi i kësaj rruge do të kontribuojë në mishërimin e identitetit shqiptar me frymën e këtij qyteti të madh.

 

Në Staten Island, 13% e popullsisë janë shqiptaro-amerikanë, që si komunitet fuqimisht angazhohen për avancimin e pozitës së vet.

 

Ishte gjithashtu kënaqësi të takoja trashëgimtarin e Ismail Qemalit, Qemal Vlora.

 

Falënderime te veçanta për organizim madhështor Naser Nika dhe Dr. Bahri Ceka

 

Një përmendje të veçantë meriton kongresistja,Nicole Malliotakis që dha një kontribut të jashtëzakonshëm dhe për pjesmarrjen e saj.

 

Falënderime gjithashtu për Michael McMahon, prokuror i Qarkut,Kamillah Hanks Council Member-D49, anëtare e Këshillit Komunal, David Carr, anëtar i Këshillit Komunal, Sh.T.Floreta Luli-Faber, ambasadore e Shqipërisë, Jim Xhema, Elmi Berisha dhe të gjithë komunitetin shqiptar në ShBA që me punën e vet na bën krenar.

 

Së shpejti do t’i mirëpres përfaqësuesit e Staten Island këtu në kryeqytet.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM