Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë janë marrë disa vendime të rëndësishme ndër të cilat edhe ato të propozuara nga Ministria e Brendshme.
Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se vendimi për shpalljen e “Mbrojtjes civile” e njohur si “Civilna Zastita” dhe “Brigadës së Veriut” e njohur si “Severna Brigada” si grupe dhe/apo entitete terroriste në Republikën e Kosovës, vjen si reagim i domosdoshëm për mbrojtjen e jetës, pronës dhe rendit Kushtetues.
Ky vendim, bën përfundimisht ndarjen e qartë mes qytetarëve tanë në komunat veriore nga grupet/entitetet terroriste me qëllim të garantimit të jetës së qetë dhe të sigurtë si dhe të çlirimit të qytetarëve tanë serb nga shantazhet, kërcënimet dhe sulmet e vazhdueshme nga këto grupe/entitete terroriste.