Ministria e Kullturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se është shtyrë afati i aplikimit në thirrjen publike për OJQ: Funksionalizimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore.
Për zbatimin e planit të menaxhimit për Kalanë e Prizrenit dhe funksionalizimin e Kompleksit Memorial të Isë Boletinit, Burgut të Idealit, Hidroelektranës dhe Shtëpisë së Katarina Josipit, i ftojmë OJQ-të të aplikojnë me propozimet e tyre në thirrjen e hapur sot për mbështetje financiare nga MKRS.
Shuma maksimale e mbështetjes vjetore për përfituesit: 50 mijë €
Afati i fundit për aplikim: 14 korrik 2023, ora 23:59, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
Më shumë detaje: https://tinyurl.com/34cy2adu