Build Skills with our trainings

Sign up now!

Maqedonci falënderon ambasadorin Hovenier për mbështetjen që ka ofruar SHBA për avancimin e gjithmbarshëm të FSK-së

Gus 21, 2023

Në vazhdën e takimeve njoftuese, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, i cili e uroi ministrin Maqedonci për detyrën duke pohuar se bashkëpunimin e shkëlqyer do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Me këtë rast, ministri Maqedonci u shpreh falënderues për këtë vizitë dhe gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e përhershme dhe të pazëvendësueshme që ka ofruar SHBA për Republikën e Kosovës si dhe në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ministri Maqedonci në vazhdim e njoftoi ambasadorin Hovenier edhe me objektivat kryesore të tij dhe për prioritet që do të ketë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bazë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, konform standardeve të NATO-s, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë dhe aleatët tanë, përkrah së cilëve jemi të gatshëm të ofrojmë kontributin tonë në çdo mision të rëndësishëm, duke kaluar kësisoj nga konsumues të sigurisë në garantues të saj, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM