Pas tërmetit që goditi Marokon, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre dhe i ka uruar forcë dhe shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti shkatërrues.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike.
I urojmë forcë dhe shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Marok.
I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre sot.
Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike.






