Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mirëpritur deputetët dhe aktivistët ukrainas, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Republikën e Kosovës.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se ka takuar edhe politikanin nga Vojvodina, Nenad Çanak, i cili është përkrahës i shtetit tonë, ku ka pasur diskutime pozitive e të frytshme dhe kanë shkëmbyer ide se si mund të afrohemi si shtete përmes diplomacisë kulturore.