Build Skills with our trainings

Sign up now!

Më 1 tetor nga sheshi “Ibrahim Rugova” nis vrapimi për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit

Sht 30, 2023

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, e diel, 01.10.2023 ora 11:00, nga sheshi “Ibrahim Rugova” do të nis vrapimi për shëndetin, për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.

Pjesmarrës do të jenë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama me zonjën Kristale Ivezaj Rama, anëtarë të kabinetit, drejtorë e pjesë nga stafi i Kryeqytetit, si dhe këshilltarë komunal të kuvendit të Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka thënë se nesër do të vrapojnë për një kauzë shumë të rëndësishme, për shëndetin, për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

 

Të gjithë bashkë mund të bëjmë shumë.

 

Ju lutem të shtrenjtat tona nëna, të dashura motra e gra, bëjini kontrollet mjekësore, bëjeni mamografinë, të cilën mund ta bëni falas në tri Qendra të Mjekësisë Familjare. Kontrollet dhe zbulimi i hershëm i sëmundjes mund të shpëtojnë jetë!

 

Ne do të ofrojmë mamografinë falas gjatë tetorit edhe për qytetarët nga Lipjani e gjatë javës do të ua mundësojmë edhe banorëve të dy komunave tjera, të cilat do t’i zyrtarizojmë gjatë javës.

 

Mos harroni!

 

Nesër, e diel, ora 11:00 shihemi në sheshin “Ibrahim Rugova”.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM