Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake

Sht 30, 2023

Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe aktiviteteve policore, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, ka vazhduar kontrollin dhe krehjen e terrenit të asaj zone, e cila ishte shfrytëzuar nga sulmuesit terrorist.

Sot me datën 30.09.2023, është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveqan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake.

Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim:

# antiplumb,

# karikator me 30 fishek,

# kapelë dhe doreza,

# maskë ngjyrë e gjelbërt,

# maskë tjetër,

# antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,

# çantë e vogël për brez,

# pjesë e sipërme e uniformes,

# antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,

# armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,

# një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,

# gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,

# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,

# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,

# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,

# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,

# radio lidhje motorol,

# zolle,

# kapelë ngjyrë ushtarake,

# një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,

# një karikator,

# radio lidhje,

# xhakete shiut,

# një pako me cigare,

Pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM