Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Linku për aplikim për njohje të diplomave të fituara jashtë Kosovës është funksional

Tet 10, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se Divizioni Për Njohje/Barasvlerë Dhe Informim Akademik-NARIC Kosova, njofton se, linku për aplikim për njohje të diplomave të fituara jashtë Republikës së Kosovës është funksional.

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që aplikojnë për njohjen e gradave universitare dhe shkollave të larta profesionale të huaja që u përkasin niveleve nga 5 deri në 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të lëshuara nga institucionet e huaja të Arsimit të Lartë.

Në kualifikimet e niveleve 5 – 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve përfshihen shkolla të larta profesionale, bachelor, master dhe doktoratë, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

Ju mund të aplikoni përmes këtij linku https://naric.rks-gov.net/.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM