Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ofrimi i sigurisë në rrugë për të gjithë, e sidomos për nxënësit e shkollave tona është ndër prioritetet tona kryesore.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se për këtë arsye kanë vendosur 22 panele ndriçuese në vendkalime dhe në afërsi të shkollave, po ashtu janë vendosur 10 radarë vetëdijësues të shpejtësisë në afërsi të 5 shkollave.
Këto pajisje do të regjistrojnë shpejtësinë e lëvizjes së makinave në rrugë, dhe masin fluksin e trafikut rrugor.




