Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se në dy vjet e gjysmë qeverisje, kanë shënuar rekord të të mbjellave që prej pasluftës, ku në krahasim me dy vite më parë, sipërfaqet e të mbjellave me drithëra janë rritur për gati 2/3, sepse përkrahjen me subvencione për bujqit dhe fermerët i kanë rritur deri në 216%..
Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se mbi 214 milionë euro është vlera e mbështetjes financiare deri më tani, ku për herë të parë, kemi subvencionuar naftën dhe plehun bujqësor. Sigurimeve bujqësore u janë shtuar edhe gjashtë kultura të reja, kurse primin e sigurimit e kemi subvencionuar për 75%.
Aplikimi për subvencione dhe grante është bërë më i lehtë. Keqpërdorimet, padrejtësitë dhe korrupsioni janë ndalur. Gjasat për të përfituar bujqit dhe fermerët meritorë janë rritur. Për herë të parë janë aprovuar 50% të aplikimeve për grante, teksa numri i fermerëve të mbështetur çdo vit është mbi 30 mijë.
Fermeri i Kosovës sot, është fermeri më i përkrahur në rajon.
Mbill sot që të korrësh nesër.




