Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se 210 shporta të reja të xhepit janë vendosur në disa zona të Kryeqytetit, kjo do të kontribuojë që të ketë ambient sa më të pastër në Prishtinën.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se shumë shpejt do të vendosen mbi 1400 kontejnerë nëpër lagje e po ashtu Kompania Regjionale “Pastrimi” do të pajiset me kamionë të ri për mbledhjen e mbeturinave.
Ndërsa në këto zona kemi vendosur shportat e vogla,
Sheshe- 29 copë
Parku i Qytetit – 41 copë
Parku Toukbashqe – 60 copë
Parku Gërmia – 40 copë
Pallati i Rinisë – 10 copë
Pritoret – 30 copë




