Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bordi Ekzekutiv i FMN-së vlerëson progresin e BQK-së

Nën 17, 2023

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) po punon në forcimin e strukturave të saj qeverisëse, me mbështetjen e Fondit Monentar Ndërkombëtar (FMN).

Kështu thuhet në rishikimin më të ri të Bordit Ekzekutiv të FMN-së mbi Marrëveshjen Stand-By dhe Programit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri për Republikën e Kosovës.

Sipas FMN-së, emërimi i Guvernatorit të ri ka sjellë një momentum të ri për zbatimin e reformave në BQK.

“Emërimi i Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës në muajin gusht ka sjellë një momentum të ri për zbatimin e reformave”, thuhet në njoftimin e FMN-së.

Po ashtu, FMN në këtë rishikim tregon se, në fillim të vitit 2024, ligji i ri për sektorin bankar pritet të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Edhe BQK është nënshkruese dhe pjesë e Programit të fundit “Resilience and Sustainability Facility (RSF)” ku janë përcaktuar disa veprime konkrete dhe të cilat janë duke u zbatuar sipas afateve, siç konstaton edhe komunikata e FMN-së, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM