Kryeministri, Albin Kurti ka përkujtuar foshnjën gjashtë javëshe Diturije Deliu, që nuk i mbijetoi masakrës së forcave serbe në fshatin Abri të Epërme ku më pas vdiq.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se e mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme së 26 shtatorit 1998, nuk mbijetoi, ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së. I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes.
Diturije Deliu do të festonte sivjet ditëlindjen e 25-të.
Ajo u gjetë e gjallë. Fshehur nën trupin e nënës Lumnije. Nënës mburojë.
I kishte vetëm 95 ditë.
Diturija është foshnja që fle. Përjetësisht. Kështu është përjetësuar në pllakën përkujtimore.
I përjetshëm është kujtimi për të.
Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë.