Build Skills with our trainings

Sign up now!

AGK: Kosova për herë të parë do të jetë nikoqirja e European Federation of Journalists – EFJ

Nën 21, 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se #KOSOVA për herë të parë do të jetë nikoqirja e European Federation of Journalists – EFJ për takimin vjetor të organizatës, i cili do të mbahet në maj, 2024.

Takimi vjetor i EFJ-së do të organizohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në kryeqytetin e vendit, Prishtinë.

Ky takim do të shënojë një moment historik të rëndësishëm për AGK-në, dhe organizata është e gatshme për të organizuar një event të madh.

“Është një moment i jashtëzakonshëm në historinë e re 20-vjeçare të AGK-së, që t’i besohet një organizim kaq i madh. Ne do të mirëpresim vitin e ardhshëm në Prishtinë qindra gazetarë nga mbarë Evropë, për të diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë e gazetarëve në kontinentin tonë, dhe do të jetë mundësi edhe për të treguar mikpritjen e jashtëzakonshme për të cilën njihet shteti jonë” ka thënë kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha.

Ricardo Gutierrez, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve ka thënë se Bordi Ekzekutiv i EFJ-së, nuk e ka pasur vendimin e lehtë, pasi që përpara kishte dy kandidatë të jashtëzakonshëm: Shkupin dhe Prishtinën, kjo e tregon vendosmërinë e kolegëve në Ballkan për të punuar për kushte më të mira të punës dhe siguri më të madhe në një botë jostabile, thuhet në postimin në Facebook të AGK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM