Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi: Modeli i qeverisjes së mirë lokale në Ferizaj, po i mungon sot Kosovës në nivel qendror

Dhj 19, 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Komunën e Ferizajt, ku bashkë me kryetarin Agim Aliu, përcollën nga afër punimet që po bëhen për rivitalizimin dhe gjelbërimin e parkut “Kodra e Sherretëve”, një hapësirë mbi 20 hektarësh, me kosto 1.5 milion euro, i financuar me mjete vetanake të komunës.

Krasniqi, tha se modeli qeverisës, të cilin PDK e ka instaluar në nivelin e përgjegjësive komunale, po i mungon Kosovës në nivelin qendror. Krasniqi ka thënë se ky model se kjo qeverisje lokale kryen punë, e mban fjalën, i realizon premtimet dhe ju shërben qytetarëve duke ua lehtësuar jetën.

“Më shumë punë janë kryer në Ferizaj në këtë gjysëm mandati, sesa në nivel të Kosovës nga Qeveria aktuale në një mandat të plotë. Ky është modeli qeverisës i cili ka nevojë që të replikohet në Kosovë dhe i cili ka nevojë që të kthehet edhe në nivelin e qeverisjes qendrore, e për çka, edhe unë edhe Partia Demokratike e Kosovës zotohemi se do ta rikthejmë e do ta vendosim edhe në nivelin qendror”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së kritikoi Qeverinë Kurti lidhur me ndarjet buxhetore për komunat, duke thënë se të mos ndash asnjë cent për Ferizajn, është më shumë sesa diskriminim.

“Ndëshkimi i Ferizajt, i gjithë rajonit të Ferizajt, duke përfshi Kaçanikun dhe Hanin e Elezit, por edhe komunat në Drenicë dhe në Kosovën qendrore gjithandej, është vërtetë i turpshëm, si dhe do të jetë një dëshmi, e cila do të mbetet përgjithmonë si njollë në Qeverinë Kurti, që vërtetë po tregohet ndëshkuese ndaj atyre që nuk i kanë dhënë mbështetje në zgjedhjet lokale”, theksoi Krasniqi.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu njoftoi se përkundër mungesës së mbështetjes nga Qeveria, në këtë mandat komuna është përkushtuar për politika të gjelbra, ku në qytet dhe hapësira të vogla po implementohet koncepti “pocket park”, ndërsa në parqet e mëdha po bëhet transformimi rrënjësor i hapësirave ekzistuese dhe po shtohen të reja.

“Ky projekt veçse ka nisur. Vlera e këtij projekti është 1.5 milion euro. Kjo tregon përkushtimin dhe vendosmërinë e qeverisë tonë lokale për politika të gjelbra, pavarësisht ngushtimit dhe mospasjes së të gjitha mundësive buxhetore për shkak të krizave që i kemi si komuna. Megjithatë, këmbëngulja jonë do të vazhdojë, që t’i realizojmë projektet dhe t’i dalim zot asaj që ua kemi premtuar qytetarëve. Është transformim tërësor i hapësirave ekzisstuese, por edhe i krijimit të hapësirave të reja. Këtu edhe një hapësirë tërësisht e re. Te kompania “Pastërtia” është një hapësirë tërësisht e re që do të bëhet dhe të parku “Liria” është transformim i hapësirës ekzituese por edhe krijim i një hapësire të re”, tha Aliu.

Pas vizitës në parkun “Kodra e Sherretëve”, kryetari Memli Krasniqi ka vizituar bizneset lokale, si dhe ka takuar mësimdhënësit e kësaj komune, me të cilët ka diskutuar për punën gjatë këtij viti, sfidat me të cilat janë ballafaquar dhe pritshmëritë e tyre për vitin e ardhshëm, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM