Për kontribut të shquar në fushën e neurokirurgjisë dhe të arritura të larta shkencore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave doktorin e njohur shqiptar Dr. Mentor Petrela.
Në fushën e humanizmit, presidentja Osmani i ndau dekoratë të veçantë, SOS Fshatit duke theksuar mirënjohjen e thellë ndaj punonjëseve të këtij institucioni për ofrimin e përkujdesjes, dashurisë e përkrahjes për fëmijët pa kujdes prindëror.
Mirënjohje i janë ndarë edhe SOS nënave dhe SOS tezeve, si dhe familjeve strehuese për fëmijët, për shembullin e shkëlqyeshëm të dashurisë dhe përkushtimit ndaj fëmijëve.
Me Medaljen humanitare “Shën Tereza”, Presidentja Osmani dekoroi organizatën Linja e Jetës, organizatën Cure2Children, Fondin për të Drejtën Humanitare, si dhe Sanije Desku, thuhet në postimin në Facebook të Presidencës së Kosovës.