Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryesia e Kuvendit: Të enjten seanca plenare, organizimi i arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë

Maj 24, 2021

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës është mbledhur sot, nën drejtimin e krykuvendarit Glauk Konjufca, për të përcaktuar agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë.

Kryesia, në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të enjten, më 27 maj 2021, në orën 10:00.

Në seancën e të enjtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë Raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020, ndërsa më pas do të formojë dy komisione ad-hoc: Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe atë për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.

Më pas, deputetët do të debatojnë në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, ndërsa në fund do të shqyrtojnë kërkesën e Komisionit për Shëndetësi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.

Kryesia po ashtu shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM