Sipas të dhënave të fundit, Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit.
Rekordi mujor i shteteve të rajonit deri më tani është: Slloveni 11.6% (maj 2021), Kroaci 14.4% (maj 2021), Serbi 8.7% (janar 2021), Maqedoni e Veriut 10.2% (gusht 2021), Bosnje e Hercegovinë 5.7% (korrik 2021), Shqipëri*10% (prill 2021), Mali i Zi 14.9% (maj) dhe Kosovë 15.3% (gusht 2021), thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.