Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave, gratë e Ukrainës

Tet 22, 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka dekoruar gratë e Ukrainës me Medaljen Presidenciale të Meritave për guximin, sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Presidentja Osmani ka thënë se gjatë Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, dëgjuam rrëfime tejet prekëse nga gra ukrainase të cilat na rikujtojnë të kaluarën tonë të dhimbshme, luftën për liri dhe njëkohësisht konfirmojnë qëndresën e pashembullt të grave.

Medalja e pranuar nga deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Yevheniia Kravchuk, si dhe gazetaret ukrainase, i dedikohet trimërisë, sakrificës dhe kontributit të grave të Ukrainës në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM