Me rastin e përvjetorit të 15-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Kryeministrat e vendeve mike të Estonisë, Çekisë, Sllovenisë, Tajlandës dhe Maqedonisë së Veriut, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.
Kryeministri Kurti pranoi urime nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e 15- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Me urimet për prosperitet dhe mirëqenie për Republikën e Kosovës, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në letër urimin e tij drejtuar kryeministrit Kurti ka shprehur kënaqësinë për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe nivelin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, dhe për gatishmërinë e shprehur nga të dy palët për pasurimin e mëtejshëm të tyre me përmbajtje të reja në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe për zgjerimin e tyre në nivel rajonal dhe shumëpalësh.
Përkthim jozyrtar
I nderuar Albin,
Shkëlqesia Juaj,
Është nderi dhe kënaqësia ime e veçantë që me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta, me urimet për prosperitet dhe mirëqenien të Republikës së Kosovës.
Përfitoj nga rasti që të shpreh kënaqësinë për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe nivelin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, gatishmërinë e shprehur reciprokisht për pasurimin e tyre të mëtejshëm me përmbajtje të reja në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe për zgjerimin e tyre në nivel rajonal dhe shumëpalësh.
Ju shpreh, Shkëlqesia Juaj, konsideratën time më të lartë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala.
Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, kryeministri çek, Fiala, ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për përpjekjet e tij për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë dhe për të bërë përparim në rrugën e tij drejt integrimit në BE, si dhe gatishmërinë për të zhvilluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve.
Letër urimi i plotë:
Përkthim jozyrtar
Shkëlqesia e Juaj,
Më lejoni t’ju dërgoj urimet e mia më të ngrohta me rastin e festimit të pesëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Do të doja të përfitoj nga ky rast për të ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për përpjekjet tuaja për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë dhe për të bërë përparim në rrugën e tij drejt integrimit në BE.
Me kënaqësi pres të punoj me ju për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore që ekzistojnë ndërmjet vendeve tona. Ju uroj, Shkëlqesi, çdo sukses në punën tuaj dhe prosperitet për popullin e Kosovës.
Sinqerisht,
Petr Fiala
Kryeministër i Republikës Çeke
Kryeministri Kurti pranoi urime për 15-vjetorin e Pavarësisë nga kryeministri i Sllovenisë, Golob
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një letre ka pranuar urimet e kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë arritur një nivel të lartë, gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet ndër të tjerash në letrën e kryeministrit slloven, Rober Golob.
Përkthim jozyrtar
Shkëlqesia Juaj,
Në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e madhe që në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim t’ju dërgoj juve, Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, urimet e mia më të mira. për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit të Kosovës.
Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë arritur një nivel të lartë, gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratën time më të lartë.
Kryeministri Kurti pranoi letër urimi nga Kryeministri i Tajlandës, Gjeneral Prayut Chan-o-cha
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, Gjeneral Prayut Chan-o-cha, me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, kryeministri i Tajlandës Gjeneral Prayut Chan-o-cha vendosë theksin se 15-vjetori i Pavarësisë, përbën edhe 10-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Tajlandës me Kosovën.
“Jam i bindur se lidhjet miqësore ndërmjet Tajlandës dhe Kosovës do të vazhdojnë të rriten në vitet në vijim, teksa punojmë së bashku për përfitimet reciproke të të dy vendeve dhe popujve tanë”, thuhet ndër të tjerash në letër.
Përkthim jozyrtar
Shkëlqesia Juaj,
Në emër të Qeverisë Mbretërore Tajlandeze dhe popullit të Mbretërisë së Tajlandës, kam nderin t’i shpreh Shkëlqesisë suaj dhe përmes jush, popullit të Republikës së Kosovës urimet më të mira dhe urimet më të ngrohta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht në përvjetorin e 15-të të kësaj ngjarjeje shumë të rëndësishme.
Kam kënaqësinë të theksoj se ky vit është gjithashtu një vit i veçantë për dy vendet tona pasi ne festojmë përvjetorin e 10-të të marrëdhënieve tona diplomatike. Jam i bindur se lidhjet miqësore mes Tajlandës dhe Kosovës do të vazhdojnë të rriten në vitet në vijim, ndërsa ne punojmë së bashku për përfitimet reciproke të të dy vendeve dhe popujve tanë.
Pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratën time më të lartë.