Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga njësiti rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas disa veprimeve operative/taktike dhe hetimore kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për të dyshuarin me iniciale (B.V.), i cili paraprakisht ishte arrestuar nga stacioni Policor në Drenas nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”, dyshohej edhe për kryerjen e një vepre tjetër penale.
Personi i dyshuar pasi ishte dërguar në Stacion Policore dhe nga Policia i ishte kërkuar për largimin dhe vendosjen mbi tavolinë të gjerave që posedon me vete. I dyshuari përveç gjerave personale, kishte nxjerr nga xhepat e tij para në vlerë rreth 19 mijë euro, për të cilat i njëjti nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre, përveç se deklarimit verbal se parat i ka të kursyera nga pagat e tij si arsimtar dhe nga puna që bën me bujqësi (tregtimi me kultura të ndryshme bujqësore).
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur me iniciale, dyshohet se ka kryer veprën penale, tregtia e ndaluar, përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.
Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga PTH – Prishtinë, i dyshuari i lartcekur është shoqëruar në zyrat e njësisë rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë, me ç ‘rast është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës dhe nga aty është konsultuar edhe Prokurori kompetent nga PTH – Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm) për veprën penale “Dhunë në familje” me Aktvendim mbi ndalimin nga Prokurori kujdestar i dyshuari dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa për veprën penale “Tregtia e ndaluar”, në konsultim me Prokurorin kujdestar nga PTH – Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm), parat që i dyshuari posedonte me vete i janë sekuestruar përkohësisht, përderisa hetime tjera lidhur me rastin janë në proces, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.