KosovaLive fton të rinjtë e të rejat nga vendet Hajvali, Kodra e Trimave, Deçan, Kamenicë, Kaçanik, Gllogovc, Hani i Elezit, Mitrovicë, Viti dhe Vushtrri që të aplikojnë në grupin e dytë të programit “On-K’s Line Internship”.
Faza e parë: Të përzgjedhurit do të kalojnë nëpër një punëtori dy ditore mbi rregullat e gazetarisë, mënyrën e raportimit në media të shkruara, radio dhe televizione, si dhe në verifikimin e informatave.
Faza e dytë: 20 pjesëmarrësit që do të përzgjedhen për praktikë tre (3) mujore në pjesën e parë të programit, do të shkruajnë nga një artikull të thelluar mbi një temë të zgjedhjes së tyre për komunitetet e tyre, në bashkëpunim me mentorët/et. Secili/a pjesëmarrës/e që i përmbushë të gjitha detyrat e programit dhe dorëzon artikullin, do të kompenzohet me pagesë.
Kush mund të aplikoj?
Të rinjtë dhe të rejat nga mosha 16+ prej vendeve: Hajvali, Kodra e Trimave, Deçan, Kamenicë, Kaçanik, Gllogovc, Hani i Elezit, Mitrovicë, Viti dhe Vushtrri.
Linku për aplikim: https://forms.gle/ZH8zyLmt6CcPMkbR9
Afati i fundit për aplikim: 18 Gusht 2020, 23:59
Ky program është pjesë e projektit “Ngritja e Aftësisë Mediale dhe Digjitale”/”Enhancing Media and Digital Literacy”, e mbështetur nga Albany Associates.