Build Skills with our trainings

Sign up now!

Abdixhiku fton të gjithë për ta mbështetur rrugën e re

Kor 31, 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar një video në të cilën ka theksuar polarizimin e skajshëm dhe përçarjet e thella në shoqërinë tonë.

Abdixhiku deri sot ka mbajtur katër takime, me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, ligjërues universitarë si dhe me mbi 100 biznese kryesore në vend. Ai në postimin e tij përmes kësaj video thekson se: “pushteti po na ndanë, po na përçanë, po na lë në të njëjtin vend. Përplasjet na çojnë çdo ditë, krizat po aq shpesh, e ne jemi shndërruar në spektaroë të fatit tonë teksa njerëz me plot urrejtje a pa vullnet për punë vendosin për ne”.

Ai po ashtu iu ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen ‘rrugës së re’, pavarësisht bindjeve e dallimeve, si rrugë e domosdoshme për vendin tonë, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

 

“RRUGA E RE KA FILLUAR

 

Kam nisur këtë angazhim duke thënë se na duhet një rizgjim kolektiv për rrugën që vendi ynë duhet ta bëjë. Se rrugët e deritanishme po na mbajnë peng në të shkuarën e asesi nuk po na ndërtojnë të ardhmen.

 

Dhe mes betejave përplasëse mbi të kaluarën, mes polarizimit të skajshëm shoqëror, mes sharjeve e ofendimeve, ndarjeve e përçarjeve, unë zgjedh një rrugë të re për vendin tonë. Një drejt së ardhmes që sot po na rrëshqet pakthyeshëm.

 

Në katër takimet e fundit, kam takuar dhe gazetarë, ligjërues, anëtarë të shoqërisë civile e ndërmarrës kosovarë. Mes mendimeve të tyre, kam parë më të mirën e vendit. Potencialin e jashtëzakonshëm që kemi si shtet e si shoqëri dhe masën kritike që mund ta shtrojë këtë rrugëtim.

 

Mbi të gjitha kam parë jo vetëm shqetësimin që të gjithë bashkërisht e kemi për fatin e Republikës, por dhe vullnetin për të ndryshuar politikën tonë rrënjësisht.

 

Sot, përbashkimi me Rrugën e re është detyrim i secilit në vend; i mjekëve, mësuesve, punëtorëve, ndërmarrësve, studentëve e vet popullit të Kosovës që rrugën e paqes, zhvillimit e vet mirëqenies duhet ta përcaktojë në këtë moment.

 

Nuk do të ndalemi. Do t’i vazhdojmë takimet, do të vazhdojmë unifikimin tonë, siç dhe do të vazhdojmë shpalosjen e ideve konkrete në programin e Rrugës së re.

 

Prandaj, pavarësisht bindjeve tuaja, pavarësisht vështirësive që kemi, pavarësisht dallimeve që mund t’i gjejmë, le të gjejmë angazhimin e përbashkët për Kosovën, shtetin tonë, Republikën tone!”

 

Video: https://we.tl/t-yj9AJTsZJR

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM