Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow 02”, qëllimi i realizimit ishte validimi i skuadrave të Kompanisë A të Regjimentit të tretë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se skuadrat janë testuar gjatë ushtrimin në aftësitë dhe kapacitetet e tyre në Operacionet Mbrojtëse, Operacionet Sulmuese, Operacionet e Stabilitetit dhe Drillet e Betejës, ku dhe pas përfundimit të ushtrimit kanë përmbushur të gjitha kriteret për validimin e tyre.
Forca e Sigurisë së Kosovës me aktivitetet e saj, trajnimet dhe stërvitjet si brenda dhe jashtë vendit, po dëshmon se është e gatshme dhe përgatitur për të reaguar bazuar në misionin e saj, në të mirë të paqes dhe sigurisë kudo që kërkohet.