Build Skills with our trainings

Sign up now!

Maqedonci pret ambasadoren kroate Barisic, disktutojnë rreth çështjes së sigurisë dhe mbrojtjes së dy shteteve

Tet 4, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur ë takim ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barisic ku kanë diskutuar rreth shumë çështjeve të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, situatën në veri dhe bashkëpunimin ndërmjet ministrive të mbrojtjes së dy shteteve.

Me këtë rast, ministri Maqedonci e njoftoi ambasadoren kroate, Barisic, rreth objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes në procesin e ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në aspektin e kuadrove të ushtarakëve por dhe investimit në armatime, që po vazhdon përmes blerjeve shtet më shtet, e që në këtë drejtim si shtet partner shohim Kroacinë.

“Konferenca FSK dhe partnerët që pritet të mbahet në fund të këtij muaji do t’i kontribuojë konkretizimit të formave të reja të bashkëpunimit me shumë shtete partnere me të cilat ndajmë vlera e qëllime të përbashkëta, duke përfshirë dhe Kroacinë”, tha ministri Maqedonci.

Nga ana e saj, ambasadorja Barisic shprehu vlerësimin e saj të lartë për faktin që Kosova si shtet demokratik ka zgjedhur të ndjekë rrugën e vlerave perëndimore dhe synimin për të qenë pjesë e BE-së dhe NATO-s, për t’i kontribuar stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë në aspektin gjeopolitik, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM