Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se pak ditë na ndajnë nga Festivali i Këngës, një ngjarje tjetër e madhe që do të organizohet në Kosovë.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se 18 artistë të rinj e me karrierë do të garojnë për çmimin e parë e në të ardhmen edhe për të përfaqësuar Kosovën në Eurosong. Festivali do të fillon më 26, 27, 28, 29 tetor.
Festivali do të mbahet në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë. Falënderojmë Komunën e Prishtinës për kontributin e tyre në rregullimin e sallës për nevoja të festivalit.




