KosovaLive është në kërkim të 10 vajzave apo grave, që planifikojnë të kandidojnë si asambleiste në qeveri lokale (Partia në të cilen dëshirojnë të kandidojnë nuk është me rëndësi), për të marr pjesë në një punëtori të Mendimit Disejnues (Design Thinking), për t’u trajnuar në zgjidhjen e problemeve shoqërore.
Punëtoria do të mbahet në kuadër të projektit “Femsamble” – Themelimi i Bashkëpunimit të Grupit të Grave Asambleiste të Kosovës me Gazetaret e Reja nga Kosova dhe Byroja e Vajzave GlobalGirl Media Kosova.
Projekti “Femsamble” ka për qëllim themelimin e bashkëpunimit ndërmjet grupit të grave asambleiste nëpër Kosovë, me gazetaret e byrosë së vajzave GlobalGirlMedia Kosova, trajnimin dhe përgatitjen e grave me meteodologjinë e Mendimit Dizejnues për të shërbyer si asambleiste dhe ngritjen e çështjeve të vajzave dhe grave në shoqëri, përmes artikujve dhe videove të punuara nga vetë vajzat dhe gratë.
Ky projekt mbështetet nga “Grass Roots Action Support – GRASS”, projekt i financuar nga BE-ja, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosoë dhe i zbatuar nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS, Lens dhe FES.
Linku i aplikimit: https://bit.ly/2SWvcny