Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar hapësirat e ikonës së Prishtinës, të cilat 2024-shi do t’i gjejë në renovim, izolim e super investime për t’i kthyer shkëlqimin që kishte.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se kryeshefja ekzekutive e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Mrika Gashi, na njoftoi se për herë të parë pas shumë vitesh, Ndërmarrja e Kryeqytetit ka filluar të stabilizohet financiarisht, të reduktojë borxhet e t’i mbledhë ato.
Renovime në Sallën e Kuqe, në Bibliotekë, Atrium. Izolimi i Qendrës Rinore.
Fillimi i realizimit të Projektit i cili lidhë Arbërinë – Pallatin e Rinisë dhe Sporteve – Pasarelën me Qendrën.