KosovaLive në bashkëpunim me Albany Associates, hap thirrjen për aplikim apo nominim për Çmimin për gazetari në pandemi 2020.

Shpërblimi do të nderojë punën e tre gazetarëve, video-gazetarëve, blogerëve, si dhe/apo podkasterëve, të cilët/at kanë demonstruar ekselencë në raportim dhe story-telling gjatë pandemisë COVID-19.

Me përhapjen e shpejtë të dezinformimit si rezultat i qasjes së lehtë në media sociale, gazetaria kredibile, e bazuar në profesionalizëm dhe në raportim të bazuar në fakte, është duke u bërë çdo ditë e më e rëndësishme. Depërtimi nëpër fluskën e zhurmshme të informatave në internet për të kapur vëmendjen e audiencës, duke qëndruar të rrënjosur në gazetari profesionale, është duke u bërë çdo ditë puna më e vështirë e cilitdo/cilësdo gazetarë/e në këtë epokë.

Ky çmim ka për qëllim të shpërblejë punën e gazetarëve/eve në Kosovë, të cilët me profesionalizëm kanë lundruar ndërmjet kërkesave të audiences në media sociale dhe gazetarisë profesionale.

Kush mund të aplikojë?

  • Gazetarët/et me nënshtetësi kosovare që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë dhe punojnë si freelancer apo janë të punësuar nga mediat e regjistruara në Kosovë.
  • Video-gazetarët/et, që punojnë storje videografike.
  • Podkasterët/et, të cilët/at i transmetojnë storjet përmes podkastëve nëpër platforma të ndryshme (si dhe në radio) 
  • Blogerët/et, të cilët/at kanë blogun personal ku shkruajnë për tema me rëndësi shoqërore.

Gjithsej tri çmime do të ndahen, për vendin e parë: $350, vendin e dytë: $200 dhe vendin e tretë: $150. Aplikacionet apo nominimet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe apo/dhe angleze.

Procesi i përzgjedhjes është i bazuar në vota anonime nga tri anëtarë të jurisë, gazetarë/e me përvojë, secili/a prej të cilëve/ave do të vlerësojë aplikacionet/nominimet veçmas.

Kliko këtu për të aplikuar: https://bit.ly/3iOlnC6

Afati për aplikim 15 tetor 2020 (at 23:59). Për t’u qasur në aplikacion, ju lusim referojuni: www.kosovalive.org.

Për pyetje, ju lusim kontaktoni social@kosovalive.org