Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në bazë të rekomandimeve të Qeverisë dhe duke u bazuar në Raportin e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, e ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e Samedin Mehmeti, drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Mehmeti ka marrë vlerësimet më të larta dhe më së shumti pikë nga anëtarët e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, puna e të cilit është monitoruar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.