Ministri i Shëndetësisë sot është takuar me specializantët nga Lugina e Preshevës. Ai ka thënë sespecializantët e Luginës do të përfitojnë nga subvencionet dhe se konkursi për specializantët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali e Zi, tashmë është i hapur, praktikë e re e përfshirjes në shkollimin specialistik, ka thënë Zemaj në postimin e tij në Facebook.
“Ditën e fillova me takim mirënjohës, nga Lugina e Preshevës. Takimi me specializantët nga kjo trevë, ishte rast të bashkëbisedoja për rëndësinë e specializimit të tyre, për ruajtjen e perspektivës dhe mirëqenien shëndetësore në Luginë. Shqiptarëve aty ju kanoset shpërngulja për mungesë të kushteve për jetesë.
Po ashtu, ritheksova se specializantët e Luginës do të përfitojnë nga subvencionet. Falënderoj specializantët e Luginës për vizitën si dhe për mirënjohjen simbolike. Konkursi për specializantët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali e Zi, tashmë është i hapur, praktikë e re e përfshirjes në shkollimin specialistik.
Puna dhe përkushtimi im dhe Qeverisë Hoti në avancimin e sistemit shëndetësor dhe shkollimin e mëtejmë të mjekëve të rinj do të jetë në vazhdimësi”.