Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston të dyshuarin për vjedhje të veturës

Shk 3, 2023

Policia e rajonit të Prishtinës që nga fillimi i këtij muaji, i ka dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve.

Hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës pas marrjes së informatave në rrugë operative, mbrëmë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin e mitur; -P. K. 15 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet me arsye për përfshirje në rastin e vjedhjes së veturës të ndodhur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.

I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit për të mitur, është dërguar në mbajtje prej 24 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM