Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të një kompanie biznesi, vlera e përgjithshme rreth 600.000 €

Maj 26, 2023

Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të përgjithshme, ka arrestuar tre të dyshuar për veprat penale, vjedhje e Rëndë, si dhe keqpërdorim i besimit.

Sipas informacioneve të deritanishme, janë ngritur dyshimet se, të dyshuarit nga një kompani biznesi në fshatin Llapnasellë, dyshohet të kenë vjedhur materiale specifike si dhe pajisje të caktuara, vlerat e përgjithshme e të cilave sipas denoncuesit arrin rreth 600 mijë euro.

Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë;

  • M. 29 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,
  • M. D. 34 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,
  • G. D. 29 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës.

Operacioni është përcjellë edhe me bastisjen e disa lokacioneve, ndërkaq të dyshuarit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM